UBT News

Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës U19 për ndeshjet e “Elite Round” në Slloveni

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës U19, Adil Maliqi ka publikuar listën e 20 futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e Dardanëve në kuadër të “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.  

Kombëtarja e Kosovës U19 do të qëndrojë nga 18 marsi deri më 26 mars në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia.

Ndeshjen e parë Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë më 20 mars në orën 16:00, në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”. Më pas më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium. Ndërkaq përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian./UBTNews/

Exit mobile version