UBT News

Publikohen pesë nga dhjetë episodet e sezonit të fundit të “La Casa de Papel”

Seriali i shumëpritur “Money Heist” i njohur edhe si “La Casa De Papel” u rikthye me sezonin e pestë. Tashmë janë publikuar pesë episodet e para të sezonit në Netlix. Ndërsa pjesa e dytë me pesë episode do të publikohet në dhjetor të këtij viti.

Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për më shumë se 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti i tyre më i errët është mbi ta pasi kanë humbur një person të tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe për herë të parë nuk ka një plan arratisjeje.

Pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo me të cilin janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afrohet, dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në një luftë./UBTNews

Exit mobile version