Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka vazhduar sot me publikimin e ekipeve që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, tani radhën e ka ai i karatesë.
Në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Algjeri, Kosova do të përfaqësohet nga pesë karateistë.
Listës i prin Elhami Shabani, i cili së fundmi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë.
Po ashtu, pjesë e ekipit të karatesë janë edhe trajnerët Ylber Syla dhe Nazmi Gashi, ndërsa në rolin e gjyqtarit do të jetë Besart Vitia.
Më poshtë e gjeni ekipin kosovar të karatesë për Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Elhami Shabani (kategoria deri në -75 kilogramë)
Fortesa Orana ( kategoria mbi +68 kilogramë)
Melos Gashi (kategoria deri në -84 kilogramë)
Albulenë Gërvalla (kategoria deri në -55 kilogramë)
Adelina Rama (kategoria deri në -61 kilogramë)
Trajnerë: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi
Gjyqtar: Besart Vitia