UBT News

PSG-Real Madrid, formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve do ta vazhdojë nga sot rrjedhën e saj me fazën e eliminimi direkt, përkatësisht faza 1/16.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje shumë interesante, por vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Parku i Princave” në Francë aty ku do të ballafaqohen Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt, transmeton KosovaPress.

Sa i përket ballafaqimit ndërmjet gjigantëve francezë dhe atyre spanjollë, pritet një sfidë shumë e hapur dhe e paparashikueshme duke parë formacionet shumë të forta të të dy skuadrave.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Paredes, Pereira, Verratti; Mbappe, Messi, Neymar

Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius

Exit mobile version