UBT News

PSG ofron 80 milionë për Thuram, Inter ka gati zëvëndësuesin e tij

Marcus Thuram mund të largohet nga Interi në fund të sezonit. Aventura e sulmuesit francez me klubin zikaltër mund të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi 26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Paris Saint-Germainit.

Skuadra parisiene e sheh Thuramin si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappen, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe skuadra është e gatshme të paguajë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht kjo shifër josh Interin, që mori Thuramin me parametra zero verën e kaluar dhe nëse arrin ta shesë për 80 milionë, atëherë mund të rregullojë kushtet financiare.

Në të njëjtën kohë, Marotta dhe Ausilio kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë, pasi me 80 milionë euro mund të afrojnë dy futbollistë me peshë, sulmuesin islandez Gudmundsson nga Genoa dhe mbrojtësin italian Buongiorno nga Torino.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që reparti i sulmit do të mbetej i kompletuar, por do të vinte edhe një mbrojtës i të tashmes dhe të ardhmes, teksa të dy bashkë mund të marrin një pagë aq sa merr aktualisht Thuram te Interi./UBTNews/

Exit mobile version