UBT News

PSG nis kontaktet me Manchester City për transferimin e yllit portugez

Diferenca prej 11 pikësh ndaj vendit të dytë në kampionat ka krijuar komoditetin e duhur në mënyrë që parisienët të mendojnë për përforcimet gjatë merkatos së verës.

Bernardo Silva mbetet dëshira më e madhe e kampionëve të Francës dhe tashmë duken totalisht të vendosur për ta realizuar këtë transferim.

Mesfushori portugez pëlqehet edhe nga trajneri Luis Enrique që është dakorduar për trasnferimin e tij, ndërsa nga ana tjetër, Manchester City kërkon jo pak se 60 milionë euro.

Shifër kjo që nuk është aspak problem për drejtuesit e PSG dhe mediat franceze e përforcojnë një gjë të tillë, pasi në verë, duke përjashtuar temën Mbappe, pritet të largohen disa lojtarë nga “Parc des Princes”./UBTNews/

Exit mobile version