Gjigandi francez Paris Saint-Germain është në bisedime të vazhdueshme me Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit Marcus Rashford, raporton “Canal”.
Pas spekulimeve të pandërprera që lidhin yllin Kylian Mbappe me largim nga PSG, ky i fundit dëshiron që sa më shpejtë të gjejë zëvendësuesin e francezit.
Në rast largimi të Mbappes, PSG ka gjetur zëvendësuesin ideal të tij, ky po synon që të transferojë sulmuesin Rashford në “Parc des Princes”.
Në 288 paraqitje për Manchester United, Marcus Rashford ka regjistruar plot 93 gola dhe 57 asistime për gjigandin anglez.