UBT News

PSG mposht Bayernin dhe siguron finalen kundër Arsenalit

Paris Saint-Germain siguroi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit në Allianz Arena nuk ishte aq spektakolare sa ajo e parë në Paris, por prapë ishte një përballje me nivel të lartë. PSG kaloi në epërsi shumë shpejt kur Khvicha Kvaratskhelia bëri një aksion të shkëlqyer dhe asistoi për Ousmane Dembelen, i cili shënoi pas vetëm tre minutash.

Bayern provoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të konkretizojë rastet. Harry Kane shënoi golin e tij të 55-të të sezonit në minutat shtesë, por ishte tepër vonë për skuadrën e Vincent Kompanyt.

Gjermanët kërkuan edhe një penallti në pjesën e parë, por arbitri nuk e dha sepse topi kishte prekur dorën pas një devijimi nga bashkëlojtari i tyre.

Në pjesën e dytë PSG krijoi më shumë raste, ndërsa Manuel Neuer bëri disa pritje të rëndësishme për Bayernin.

Tani PSG do të përballet me Arsenalin në finalen e madhe në Budapest më 30 maj.

Exit mobile version