Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Interit, ka tërhequr vëmendjen e Paris Saint-Germainit (PSG) pas një paraqitjeje të fortë në ndeshjen e fundit për kampionët e Italisë. Në sfidën e djeshme, ku Interi u përball me Monzën dhe nuk arriti të shpëtojë situatën, Asllani dha një performancë të mirë, duke luajtur 74 minuta dhe duke marrë notën 7.2 për paraqitjen e tij.
Pavarësisht se Interi nuk arriti të shfaqet në nivelin e pritur, Asllani është evidentuar si një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ky angazhim i tij i ka sjellë vëmendjen e PSG-së, e cila është duke monitoruar mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit.
Sipas raportimeve nga media e njohur sportive Fichajes.net, PSG është e interesuar të nënshkruajë me Asllanin në merkaton e verës. Talenti shqiptar ka ndihmuar në sigurimin e ekuilibrit dhe soliditetit në mesfushën e Interit, dhe ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme në rikuperimin e topave dhe shpërndarjen e lojës.
Edhe pse Asllani nuk është një nga emrat kryesorë të ekipit, potenciali i tij është i njohur dhe mund të ofrohet një mundësi e shkëlqyer për PSG-në të forcojë skuadrën e saj me talentë të rinj. Klauzola e tij e transferimit është 25 milionë euro, dhe oferta e tillë nga PSG mund të jetë mjaft e rëndësishme për Interin, i cili është i vetëdijshëm për rritjen e vlerës së lojtarit në merkato.
Nëse transferimi realizohet, Asllani mund të gjejë një mundësi të shkëlqyer për të bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke siguruar një vend të rregullt në formacionin e titullarëve të PSG-së./UBTNews/