Sulmuesi norvegjez, Erling Halland, pritet të largohet nga Borusia Dortmundi në verën e ardhshme, pasi që do t’i aktivizohet klauzola e largimit për 75 milionë euro. Në mesin e shumë ekipeve të interesuara për shërbimet e tij është edhe PSZH.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Haaland, Mino Raiola do të kërkojë pagë 50 milionë euro në sezon për klientin e tij nga ‘Parisienët’ plus një komision të lartë për të. Futbollisti mund të largohet për një çmim më të lirë se sa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ andaj Raiola dëshiron që Haaland të ketë një pagë stratosferike.
Raportet e agjentit me PSZH-në janë mjaft të mira pasi gjatë verës ua solli Gianluigi Donnarumman si futbollistë i lirë. Gara për shërbimet e Haaland do të jetë e ashpër, pasi edhe Real Madrid e Barcelona do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.