UBT News

PSG futet në garë për mbrojtësin e Nottingham Forestit

Në verën e kaluar Nottingham Forest arriti ta transferojë Murillo Santiago Costa dos Santos nga Corinthians për shumën e 12 milionë eurove.

Murillo, i cili erdhi në Premier League nga kampionati brazilian duket se me shumë gjasë do ta lë klubin aktual për të bërë një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Nottingham Forest do ta shesë mbrojtësin, teksa interesim për brazilianin kanë shfaqur disa klube të Premier Leagues siç janë Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United.

Megjithatë së fundmi në garë për 21-vjeçarin është futur edhe Paris Saint-Germain, që raportohet se është gati të hidhet në sulm gjatë verës.

Vlera e Murillos në tregun e transferimeve arrin në shifrën e 25 milionë eurove, shifër e cila nuk paraqet për problem për klubet të cilat duan shërbimet e tij./UBTNews/

Exit mobile version