UBT News

PSG e gatshme për shitjen e Neymarit, ky është klubi që mund ta paguajë çmimin e tij

Paris Saint-Germain është e hapur për të shitur Neymarin gjatë afatit kalimtar të verës nëse paraqitet një ofertë e pranueshme edhe pse braziliani do të hezitonte të largohej.

Sulmuesi erdhi në “Parc des Princes” nga Barcelona në vitin 2018, në atë që mendohej se ishte shenja vendimtare që klubi francez dëshiron të bëhet pretendent për çdo trofe evropian. Por dështimi për të fituar Ligën e Kampionëve dhe vendimi i Kylian Mbappes për të zgjatur qëndrimin e tij me klubin pas një sage të zgjatur transferimi me Real Madridin, do të thotë që skuadra kryeqytetase do të konsideronte ndarjen me 30-vjeçarin, veçanërisht pas një sezoni të luhatshëm në 2021-22.

Pavarësisht se ka rifituar titullin e Ligue 1 nën drejtimin e Mauricio Pochettinos këtë sezon, shumë mendojnë se PSG-ja ka përjetuar një sezon të lodhshëm duke pasur parasysh eliminimin e tyre të hershëm nga Liga e Kampionëve përball Real Madridit,

Neymar mori pjesën më të madhe të kritikave nga tifozët e klubit së bashku edhe me Lionel Messin. Tani sipas “Goal.com”, e ardhmja e brazilianit po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit, sidomos pas rinovimit të kontratës me Kylian Mbappen, të cili thuhet se i janë besuar edhe shumë kompetenca ekzekutive dhe marrdhënja e tij me Neymarin nuk është edhe aq e mirë.

Nëse braziliani do të largohej nga “Parc des Princes”, numri i skuadrave që realisht mund të nënshkruajnë me të është i kufizuar duke pasur parasysh çmimin e madh që mund të kërkohet për shërbimet e tij.

Barcelona, skuadër e cila më parë kishte hapur bisedimet për rikthimin e tij, tani nuk e ka këtë mundësi për shkak të borxheve në të cilat është futur, kurse skuadra të tjera si Real Madridi, Juventusi dhe Manchester United thuhet se nuk kanë interesim për lojtarin.

Newcastle United mund të përmbushë kërkesat për transferimin dhe pagën e lojtarit, por Neymar nuk konsiderohet i interesuar të bashkohet me “Magpies”.

Exit mobile version