Paris Saint-Germain po vazhdon që të tensionoi Barcelonën dhe tani është duke treguar interesim në sulmuesin anësor të tyre, Ousmane Dembele, raporton “Marca”.
Pavarësisht faktit që klubi francez ia morri nga duart “Blaugranëve”, transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, PSG po synon që të tani të përforcojë repartin e sulmit duke e transferuar Dembelen, përcjell KosovaPress.
Krerët e PSG e dinë që kontrata aktuale e Dembeles me Barcelonën do të skadojë në vitin 2022, dhe pritet që t’i ofrojnë francezit një marrëveshje që ta shmangin nënshkrimin e një kontrate të re.
Sezonin e kaluar 2020/21, Dembele ka bërë 30 paraqitje në La Ligan spanjolle, duke regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime për skuadrën e Barcelonës.