UBT News

Pse yjet e mëdhenj nuk duan të performojnë në kurorëzimin e Charles III?

Një numër i artistëve të njohur kanë hedhur poshtë ofertat për të interpretuar në kurorëzimin e Mbretit Charles në maj. Disa teorizojnë se ‘katastrofat e fundit të marrëdhënieve me publikun’ të familjes mbretërore janë pjesërisht për t’u fajësuar, përcjell UBT News.

Adele, Harry Styles, Robbie Williams dhe Elton John refuzuan ofertën. Kur Rolling Stone pyeti pse, përfaqësuesit e tyre nuk pranuan të komentojnë.

Të performosh në një ngjarje mbretërore në vitin 2023 do të nënkuptonte të përafrohesh me “skandalet” e tyre. Pretendimet e fundit në lidhje me raportet e Princit Andrew me Jeffrey Epstein dhe një marrëdhënie të pretenduar seksuale me një nga viktimat e Epsteinit — janë akoma të freskëta në mendjet e njerëzve. Këtu hyn edhe intervista katastrofike e Andrew në BBC Newsnight në lidhje me pretendimet e përmendura. Por para se njerëzit të kishin një shans për të pajtuar sado pak ndjenjat e tyre për Andrew, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle njoftuan publikisht se po tërhiqeshin nga detyrat mbretërore. Në vitet që pas kësaj, Harry dhe Markle kanë bërë disa akuza kundër familjes dhe shtypit në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se trajtimi i tyre, sidomos i Markle, çoi në frikë për shëndetin e saj mendor dhe fizik.

Diskursi dhe ndarja në rritje midis çiftit dhe institucionit është dokumentuar mirë në një dokumetar dhe libër të Princit Harry.

Megjithatë, i përfolur të jetë një mik dhe një nga interpretuesit e preferuar të King Charles – Lionel Richie thuhet se do të hap koncertin në maj.

Duket se në vitin 2023, familja mbretërore do të ketë nevojë për muzikantë më shumë sesa muzikantët kanë nevojë për të./UBTNews/

Exit mobile version