UBT News

Pse u përmend Shqipëria në sezonin e ri të “Bridgerton”?

Seriali “Bridgerton” ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, duke u fokusuar në historinë e dashurisë së Daphne Bridgerton (luajtur nga Phoebe Dynevor) dhe Duka i Hastings (Page). Ai u shikua nga 82 milionë familje në muajin e parë të publikimit.

Ndëkaq, sezoni i dytë që tani mund ta ndiqni në Netflix, ka të bëjë me marrëdhënien midis Viscount Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe trashëgimtares Kate Sharma (Simone Ashley).

Seriali është i vendosur rreth viteve 1800 dhe përkon me Epokën e Regjencës. Gjatë episodit të parë të sezonit të dytë, përmendet edhe Shqipëria.

Anëtari më i ri i familjes Bridgerton, Colin përmendet se ka shtuar edhe Shqipërinë në itinerarin e tij të udhëtimeve në të gjithë botën. /Prive.al

Exit mobile version