UBT News

Pse shfaqen njollat e kuqe në sy, a janë të rrezikshme?

Njollat e kuqe në sy njihen ndryshe edhe si rrjedhje okulare ose hemorragji subkonjuktivale. Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin ato zakonisht shkaktohen nga një goditje ose dëmtim.

Janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve, këto probleme largohen vetë brenda një jave por rekomandohet një vizitë okulistike.

Konjuktiva është membranë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera.

Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme, në konjuktivë janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku që mund të çahen dhe shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy? – Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

Rritje e papritur e presionit të gjakut;

Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit;

Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy;

Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës;

Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.

Me kalimin e ditëve, ngjyra rregullohet vetë. Është gjithashtu normale që syri të marri një ton të verdhë gjatë procesit të shërimit. Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh. /UBT News/

Exit mobile version