UBT News

Pse protestuan europianët kundër masave të reja të pandemisë?

Në Shqipëri janë ende në fuqi disa masa të lehta për pandeminë, më shumë për të kujtuar ekzistencën e virusit në qarkullim se sa për parandalimin e tij. Qytetarët ndalohet të dalin pa një arsye të caktuar pas orës 12 të natës dhe me një leje në E-Albania. Ndalohen grumbullimet dhe po ashtu muzika në bare dhe restorante pas orës 23:00 të mbrëmjes.

Për këtë të fundit pati një protestë nga ana e bizneseve të Lungomares në Vlorë pak ditë më parë. Ishte organizimi i tyre që detyroi qeverinë të tërhiqet dhe ta shtojë një orë tjetër hapësirën e lejuar. Bizneseve të Lungomares nuk iu bashkuan ato të Sarandës, të Durrësit, të Shëngjinit, Velipojës apo të të gjitha qyteteve bregdetare që në orën 23.00 sot fiken të gjitha.

Ajo që ra në sy në shpjegimin e kryeministrit Rama kur njoftoi zgjatjen e orarit të muzikës, ishte fakti se ai foli me përçmim për shijet muzikore në Lungomare, por nuk kishte asnjë shqetësim për përhapjen e koronavirusit.
Në vendet e Bashkimit Europian, situata e pandemisë është e ndryshme. Infektimet janë të larta dhe paralajmërojnë sërish përhapjen e virusit, por qytetarët atje besojnë se masat shtrënguese që po bëhen gati të hyjnë në fuqi po i cënojnë të drejtat e tyre. Prandaj janë ngritur në protesta.

Exit mobile version