UBT News

Pse na kruhet dhe na skuqet lëkura kur qëndrojmë në diell?

Vera, deti dhe rrezet e diellit janë një nga kënaqësitë më të mëdha të stinës së nxehtë, por për shumë njerëz, ato sjellin edhe bezdi të pakëndshme për lëkurën.

Shumëkush ka përjetuar kruarje të papritur, skuqje, puçrra ose ndjesi djegieje pas qëndrimit në plazh, pishinë apo edhe gjatë një shëtitjeje në diell.

Për disa, kjo është pasojë e djegies së zakonshme nga dielli, por për të tjerë mund të jetë shenjë e reaksionit alergjik, dehidratimi, ndjeshmërie të lartë të lëkurës ose edhe efekt anësor nga ndonjë ilaç apo produkt kozmetik.

Kruarja dhe skuqja mund të jenë të lehta por sinjalizojnë probleme që kërkojnë më shumë kujdes: si fotodermatiti urtikaria diellore a reaksionet fototoksike.

Këto shqetësime lidhen shpesh edhe me sistemin imunitar e mund të ndikojnë vlerat e IgE-së, tregues i rëndësishëm i gjendjeve alergjike.

Ja arsyet kryesore pse ndodh kjo, çfarë tregojnë këto simptoma dhe si mund ta mbroni lëkurën për të shijuar diellin pa shqetësime.

Djegia nga dielli

Më e zakonshmja është djegia, inflamacion akut i lëkurës për shkak të dëmtimit nga rrezet ultraviolet B. Kur lëkura digjet, qelizat dëmtohen e çlirojnë substanca kimike që shkaktojnë inflamacion, prandaj ndjehet skuqje, nxehtësi, kruarje dhe më vonë mund të ndodhë zhvishem i lëkurës.

Alergjia nga dielli (Fotodermatiti)

Tek disa persona, veçanërisht me lëkurë të ndjeshme, dielli shkakton fotodermatit, reagim alergjik ku lëkura kruhet, skuqet e shfaqen puçrra. Formë e zakonshme është eruptioni polimorf ndaj dritës, që prek gratë e reja. Kjo shfaqet disa orë pas qëndrimit në diell, sqaron Asthma & Immunology (ACAAI).

Fotoreaktiviteti, kombinimi me kimikatet

Disa kremra, parfumet, a ilaçe (si antibiotikë, barna kundër akneve) mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve. Ky fenomen quhet reaksion fototoksik ose fotoalergjik, që mund të japë skuqje, kruarje dhe flluska të vogla, që duken si djegie.

Dehidratimi dhe tharja e lëkurës

Qëndrimi gjatë në diell bën që lëkura të humbasë lagështinë. Lëkura e dehidratuar kruhet më lehtë, dhe djersa ose kripa irritojnë zonat e ndjeshme.

Po IgE-ja totale, a ndikohet?

Këto gjendje, sidomos fotodermatiti e urtikaria nga dielli, lidhen me rritje të IgE-së totale, pasi ky antitrup rritet në reaksione alergjike.

Nëse shkaku është reagim alergjik, IgE mund të jetë më i lartë, nëse kruarja vjen vetëm nga djegia klasike apo nga tharja, IgE nuk ndikohet.

Fotoreaktiviteti nga ilaçet nuk ka lidhje me IgE, por me reaksionet direkte në qelizat e lëkurës.

Nëse kruarja e skuqja nga dielli janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptoma tjera alergjike, mjeku mund të rekomandojë matjen e IgE-së totale ose testime të tjera për të përcaktuar shkakun.

Exit mobile version