Micky Dolenz, i vetmi anëtar i mbijetuar i ish-grupit të njohur amerikan të rock-ut, The Monkees, ka ngritur një çështje kundër Byrosë Federale të Hetimit (FBI) për një “dosje sekrete” që ai mendon se agjencia federale mban mbi të dhe ish-shokët e tij të grupit, Michael Nesmith, Peter Tork dhe Davy Jones.
Sipas raportit të Rolling Stones, avokati Zaid e inkurajoi Dolenzin të zbulonte nëse FBI kishte një dosje për të ose për ish-shokët e tij të grupit. Më vonë ata morën vesh se dosja ekzistonte në të vërtetë dhe një pjesë e redaktuar prej shtatë faqesh e saj u publikua në vitin 2011.
Një kopje e dosjes mund të gjendet në faqen e internetit të FBI-së, e quajtur “Monkees”. Versioni i redaktuar nuk jep përgjigje se pse anëtarët e grupit ishin subjekt i interesit të agjencisë federale. Megjithatë, grupi ishte aktiv gjatë luftës së Vietnamit dhe në atë kohë, një atmosferë e ndjeshme mbeti brenda qeverisë amerikane për kritikat nga aktorët dhe muzikantët e famshëm të Hollivudit.
Një nga seksionet në dosjen e FBI-së quhet “Aktivitete shtesë që denoncojnë politikën e SHBA-së në luftën në Vietnam”, ku shumica e një faqeje mund të shihet si e redaktuar. Dosja i ka cilësuar Monkees si një grup të suksesshëm.
Dosja përshkruante gjithashtu një koncert të Monkees ku në ekran u shfaqën mesazhe, të cilat sipas mendimit të agjentit të FBI-së që shkroi dosjen (emri i redaktuar), kishin ideologji të majta.
Monkees nuk konsideroheshin si një grup muzikantësh politikë. Ndërsa ata performuan kryesisht në televizion, një nga këngët e tyre, “Last Train to Clarksville”, kishte të bënte me një burrë që po shkonte drejt luftës, i cili nuk e dinte nëse do të shihte përsëri miqtë dhe familjen e tij.
Zaid, i cili përfaqëson Micky Dolenz, zbuloi se ai paraqiti një kërkesë standarde për lirinë e informacionit në fillim të këtij viti. Në kërkesë, ai ka kërkuar të shikojë të gjithë dosjen, së bashku me çdo dosje tjetër individuale për anëtarët e Monkees.
Agjencia federale nuk e përmbushi kërkesën e tij, gjë që shtyt Zaid të vazhdonte me çështjen e tij./UBTNews/