Studiuesit kanë zbuluar se shumica e logove të veshjeve janë të vendosura në anën e majtë. Por pse logot vendosen në anën e majtë dhe jo në të djathtën.
Logot janë si përshtypjet e para. Kur hapin një faqe në Google, njerëzit kanë tendencë të shikojnë në anën e majtë. E njëjta gjë ndodh dhe me veshjet sepse njerëzit kanë më shumë tendencë të shikojnë anën e majtë.
Kjo ka të bëjë me dukshmërinë, që do të thotë se në të majtë ajo është më e dukshme. Kur ju shtrëngoni duart me një përson, ju shikoni anën e majtë të veshjes së tyre, pikërisht aty ku është e vendosur logoja.
Logoja në anën e majtë lidhet dhe me historinë. Marrim si shembull uniformat ushtarake apo mbretërore, të cilat të gjitha logot i kanë në anën e majtë të uniformës.
Një tjetër arsye është memorizimi. Kur logot janë në të majtë, ata mbahen mend më shumë.
Në një studim nga Nielsen Norman Group rezoltoi se përdoruesit i mbajnë mend markat më shumë kur logot vendosen në të majtë sesa në të djathtë.