Masyanya, heroina e djallëzuar e një serie të animuar në internet, është shumë e popullarizuar në mesin e folësve rusë. Mbi 1 milion persona e ndjekin atë në kanalin e saj në YouTube.
Megjithatë, episodi i fundit kushtuar luftës në Ukrainë ka sjellë lëvdata dhe kritika. Menjëherë pas publikimit të episodit, autoritetet ruse e ndaluan atë dhe i kërkuan krijuesit të saj, Oleg Kuvaev, ta hiqte atë nga interneti sepse sipas tyre, “diskrediton forcat e armatosura të Federatës Ruse”.
BBC ka folur me krijuesin Oleg Kuvaev, i cili emigroi nga Rusia në Izrael vite më parë dhe thotë se nuk duhet tallur me luftën./UBTNews/