Zgjedhja e këpucëve është thelbësore sepse mund të jetë vërtet e bezdisshme të jesh jashtë shtëpisë gjatë gjithë ditës me një palë këpucë që nuk janë të rehatshme, shkruan pazienti.it, transmeton ATSH.
Fiziologët besojnë se këpucët perfekte nuk ekzistojnë dhe se gjendja ideale do të ishte të ecni zbathur, por meqenëse kjo zgjidhje nuk mund të praktikohet jashtë shtëpisë tuaj, është thelbësore të pajiseni me palën këpucë që i përshtaten më së miri këmbës.
Por, si e zgjidhni këpucën e duhur për tu veshur në çdo rast? Le ta zbulojmë së bashku.
Këpucë vrapimi
Para së gjithash, kur bëni aktivitet fizik, siç është, për shembull, vrapimi, është thelbësore të vishni palën e duhur të këpucëve, duke shmangur vrapimin me këpucë të konsumuara.
Hal Johnson dhe Joanne McLeod, ekspertë kanadezë të fitnesit, në fakt, na këshillojnë t’i kushtojmë vëmendje këmbëve, gjoksit dhe gjunjëve, të cilat tregojnë nëse këpucët që po përdorim janë të përshtatshme për vrapim apo jo.
Taka të larta? Jo, faleminderit!
Podiatristi Davide Mambrin i vendos këpucët me taka të larta në Top Ten e këpucëve të gabuara edhe pse i japin sensualitet ecjes së femrave, ato janë të dëmshme për mbështetjen e thembrës, qëndrimin dhe modelin e ecjes.
Shpesh, gratë i preferojnë ato ose thjesht duan të ndjekin modën e momentit, por vëmendje duhet t’i kushtohet edhe dëmit që mund t’i shkaktohet trupit.
Një takë 9 centimetra e lartë, për shembull, ju lejon të mbani 76% të peshës së trupit tuaj në majë të këmbës dhe mund të shkaktojë probleme të ndryshme, të tilla si:
metatarsalgjia: një sërë sindromash të dhimbshme që korrespondojnë me rajonin e themrës së këmbës referuar kockave metatarsale, të cilat formojnë kyçin e këmbës dhe gishtat.
neuromën Morton: inflamacion që prek pjesën e përparme dhe shkakton dhimbje, djegie, ndjesi të një guraleci/gozhdë në këpucë.
hallux valgus: një deformim i gishtit të parë, i karakterizuar nga devijimi brenda kockës së parë metatarsale dhe jashtë gishtit të parë, i cili krijon një këndim patologjik të gishtit të madh me skuqje dhe inflamacion në nivelin e kokës së metatarsalit të parë.
Me pak fjalë, në zgjedhjen e këpucëve është më mirë t’i zgjidhni ato të ulëta ose, të paktën, këpucë me taka, baza e të cilave është aq e hollë sa të jetë e mundur, në mënyrë që të mos theksojë çekuilibrin.
Përveç kësaj, kur zgjidhni këpucë, ju rekomandojmë që zgjidhni këpucë që lejojnë këmbët tuaja të marrin frymë; shmangni këpucët me një taban të butë; sigurohuni që këpucët të kenë formën që korrespondon me atë të këmbës suaj, të mbështetur në këpucë dhe me gishtin e madh të rreshtuar siç duhet; blini këpucë pasdite, kur këmba ka volumin e duhur.