UBT News

Pse Jennifer Lopez nuk dëshiron të ndajë foto me Ben Affleck në Instagram?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u bënë çifti më i përfolur në botën e famshme në fillim të viteve 2000. Por ata papritmas anuluan dasmën e tyre më 2003 dhe u ndanë disa muaj më vonë!

Jennifer pas ndarjes me ish të fejuarin e saj Alex, fshiu të gjitha fotot e saj me të. Muaj më vonë, ajo dhe Ben Affleck e bënë publike romancën e tyre, por fansat nuk kanë parë ende asnjë foto të Benit në llogarinë e këngëtares, ku ajo ndiqet nga më shumë se 183 milionë njerëz.

Fansat shpesh shkojnë në seksionin e komenteve të saj në Instagram duke e pyetur për jetën romantike.

Vite më parë kur ata ishin ndarë, njëra nga arsyjet u tha se ishte vëmendja e madhe e publikut, e cila sipas tyre, po ndikonte negativisht në marrëdhënie.

Ka spekulime edhe në mediat e huaja lidhur me arsyen pse ylli i njohur nuk dëshiron të ndajë foto me të dashurin e saj.

Shumica e fansave mendojnë se Jennifer Lopez nuk ka ndarë foto me të sepse nuk dëshiron t’i fshijë ato nëse romanca e tyre merr fund.

Të tjerë mendojnë se ata i’u “frikësohen” vëmendjes që dikur kishte shkatërruar lidhjen e tyre, megjithëse dyshja janë parë së bashku në tapetin e kuq disa herë deri më tani./UBTNews/

Exit mobile version