UBT News

Pse Hailey Bieber nuk do të flasë më në intervista për Justin Bieber?

Modelja e njohur ka njoftuar se do të vendos do të bëjë disa ndryshime në vitin 2022!

Hailey Bieber nuk do të flet më për marrëdhënien e saj me Justin Bieber duke i thënë revistës WSJ se ajo nuk do të ndajë detaje të jetës së saj personale në intervista.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Hailey u shpreh se “nuk ia vlen për mua kur përpiqem të bëj një bisedë të hapur me dikë si ju dhe më pas ajo del jashtë kontekstit. Medias i pëlqen të marrë një rrëfim të vogël të diçkaje për klikime. Media ka qenë gjithmonë një gjë e neveritshme”.

Hailey gjithashtu konfirmoi se ajo i tha ekipit të saj për vendimin e saj për të mos bërë intervista për marrëdhënien e saj gjatë vitit 2022.

Megjithatë ajo foli për planet e saj dhe të Jusinit për të krijuar një familje, duke thënë “Mendoj se në dy vitet e ardhshme do të përpiqeshim në mënyrë ideale”. Duke shtuar se “definitivisht nuk ka fëmijë këtë vit”./UBTNews/

Exit mobile version