Prof.Dr.Edmond Hajrizi ishte i ftuari i radhës në emisionin CODEX të KTV-së, teksa dha shpjegime për librin “100 inovacione nga Finlanda”, i edituar nga Ilkka Taipale.
Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë shtet skandinav krahas arsimit e shumë aspekteve të tjera, është që Finlanda nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Për këtë inovacion nga 100 inovacionet që përshkruhen në këtë libër, Hajrizi foli edhe më detajisht.
“Qysh në inovacionin e parë social që e quajnë ata se ata nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Pra është një vend pa Gjykatë Kushtetuese, por kanë vetëm komitet kushtetues në kuadër të parlamentit të tyre, dmth komitetet të cilat i zhvillojnë marrin përsipër që të kujdesen që të mos vjen deri te shkelja e ligjeve apo interpretimi i gabuar i ligjeve, e kështu me radhë”, deklaroi ai mes tjerash.
Rektori i UBT-së ka deklaruar se Finlanda është vendi me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë./UBTNews