UBT News

Pse familja mbretërore nuk donte që Elton John të këndonte në funeralin e Princeshës Diana?

Së fundmi disa të dhëna kanë zbuluar asyen pse familja mbretërore nuk donte që këngëtari i shumënjohur Elton John të këndonte në funeralin e Princeshës Diana.

Nga dokumentet e Arkivit Kombëtar Britanik, stafi mendoi ta refuzonte pasiqë kënga që ai zgjodhi ishte tejet sentimentale.

John kishte ripërpunuar këngën “Candle in the Wind” për funeralin në vitin 1997. Mirëpo, Dr. Wesley Carr, i bëri thirrje familjes mbretërore, duke thënë se do të ishte “imagjinative” për miliona njerëz që ndiheshin pothuajse të humbur pas vdekjes së Princeshës Diana.

“Kjo është një pikë thelbësore në funeral dhe ne do të nxisnim guxim. Është vendi ku ndodh e papritura dhe diçka nga bota moderne që përfaqësonte princesha. Çdo gjë klasike apo korale”do të konsiderohej “e papërshtatshme” dhe se këngët nga këngëtarit do të ishin “të fuqishme”, kishte shkruar Wesley Carr në një letër drejtuar, Malcolm Ross./UBTNews/

Exit mobile version