Përzgjedhja e kandidatëve është bërë më e lehtë se kurrë. Sot me zhvillimin e teknologjisë rekruterët e kanë më të lehtë të komunikojnë me kandidatët, qoftë për t’u treguar për ofertën e punës, qoftë për t’u treguan se janë refuzuar, pra përmes emailit.
Kjo mënyrë komunikimi i ka disa anë të mira. Si për shembull, mënyra e organizmit, mundësia për të parë nëse kandidati e ka lexuar emailin, po ashtu edhe mundësia për t’i përfshirë të gjitha detajet në atë email, për shkak se duke e lexuar kohë pas kohe shkrimin mundësia për të harruar diçka pa përmendur është më e vogël.
Por emaili me gjithë këto anë të mira, i ka edhe të kundërtat e saj. Psh., një shtypje e butonit gabim dhe mund të dërgoni shënime të përgjysmuar, por çfarë është më e keqja, mund të dërgoni aksidentalisht shënime nënçmuese, apo shënime private që i bëni për kandidatin dhe gabimisht i dërgoni te vetë ai.
Më poshtë mund t’i gjeni 7 arsye nga Recruitee, se pse është më mirë që të bëni telefonata, sesa të dërgoni email te secili kandidat.
Telefonatat ju ndihmojnë që të qëndroni jashtë garës
Falë rrjeteve sociale shumë rekrutues varen në mesazhet që vinë aty, shumica madje i preferojnë mesazhet automatike që u ndihmojnë të kthejnë shumë mesazhe në të njëjtën kohë. E duke qenë se top kandidatët mund të pranojnë një numër të madh të emaileve gjatë ditës, gjatë kohës instiktivisht mund të fillojnë t’i fshijnë mesazhet. Kështu që, thirrjet telefonike janë me pak të shpeshta dhe kjo do të bëjë që të ndaheni nga konkurrentët. Prandaj, kandidati do ta ketë ofertën tuaj më shumë parasysh.
Thirrjet nuk humbasin lehtë
Emailet kandidatëve mund të shkojnë si spam, kështu që shumë prej kandidatëve mund t’i humbasin, sepse nuk i kontrollojnë.
Prandaj, thirrja është ndryshe. Sot njerëzit i mbajnë telefonat e tyre gjatë gjithë kohës me vete. Kur i thirrni kandidatët ata përgjigjen shpejt. Ndryshe edhe nëse nuk kanë mundësinë menjëherë ata do të thërrasin vetë më vonë.
Thirrjet janë më efikase
Shumë njerëz nuk i hapin emailet menjëherë kur i marrin ato. Madje, disa as nuk mund t’i shohin në mesin e qindra mesazheve të pahapura. Pra, përsëri telefonata është më e dukshme dhe efikase për rekrutim.
Thirrjet janë më personale
Është më e lehtë që të dedektohen kandidatët e mirë përmes telefonit, sepse janë më të lirshëm dhe më vetvetja, sesa kur dërgohen email formale. Thirrjet telefonike i lejojnë kandidatët të kenë bisedë më të ngrohtë dhe me frymë më të relaksuar.
Thirrjet i zvogëlojnë gabimet
A jeni ndeshur ndonjëherë me një situatë ku ka keqkuptime, pastaj për ta rregulluar atë duhet kohë dhe shumë nerva? Kjo ndodhë shumë më rrallë me thirrjet në telefon. Gjatë thirrjeve kandidatët mund të bëjnë shumë pyetje që ju interesojnë dhe të sqarohen në detaje.
Thirrjet ju japin mundësi që ta gjykoni aftësinë komunikuese të kandidatit
Emailet japin mundësinë që ta vlerësojnë shkrimin e kandidatëve, por kjo nuk do të thotë që ata kanë edhe komunikim verbal të mirë. Kështu që thirrjet e kandidatëve me telefon ua japin këtë mundësi.
Thirrjet ju ndihmojnë që të ndërtoni lidhje me kandidatë
Gjatë procesit të punësimit ju duhet që të ndërtoni lidhje të forta me kandidatët. Duhet të mësoheni që t’i besoni njëri tjetrit. Gjithashtu duhet t’i kuptoni pikat e forta dhe të dobëta të kandidatëve./Akademi Pune