“Dashuria të shtyen drejt gjërave të çmendura”. Kjo është deklarata që aktori Will Smith e dha gjatë pranimit të çmimit të dielën mbrëma në Academy Awards. Kjo nuk nënkupton përdorimin e dhunës, tha Joel Wong, profesor dhe kryetar i departamentit të këshillimit dhe psikologjisë arsimore në Universitetin e Indianës, Bloomington.
Smith doli në skenë dhe e goditi me shuplakë moderatorin Chris Rock gjatë ceremonisë Oscar meqë ai bëri shaka me bashkëshorten e Smithit, Jada Pinkett Smith, dhe flokët e saj. Pak pas incidentit, Smith doli sërish në skenë për ta pranuar çmimin si aktori më i mirë dhe tentoi ta justifikonte veprimin e tij duke thënë se dashuria e shtyu të vepronte ashtu dhe se po e mbronte familjen e tij. Pinkett Smith vuan nga rënia e flokëve si pasojë e alopecisë.
Kur një burrë që mishëron sjellje të pashëndetshme mashkullore sikurse dhuna e sheh se një anëtar i familjes po i sulmohet, ai e merr atë si fyerje personale ndaj nderit të tij, deklaroi Wong. Për dikë me këtë mentalitet, e vetmja mënyrë për të ruajtur nderin tuaj është që të reagojë publikisht, shtoi ai.
Turpi mund të ketë luajtur gjithashtu rol, tha Wizdom Powell, drejtoreshë e Institutit të Pabarazive Shëndetësore dhe profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në UConn Health në Farmington, Connecticut.
Smith mund të jetë ndjerë i turpëruar nga shakaja para se ta vërente pakënaqësinë e gruas së tij, tha ajo. Konsiderohet që shoqërisht burrat janë më pak të prekshëm, kështu që ata mund të përpiqen të rimarrin kontrollin në mënyrë të dhunshme, shpjegoi Powell.
Për të mbijetuarit e dhunës në familje, retorika e Smith është shumë e njohur. Kur disa burra veprojnë me dhunë, ata pretendojnë se është në emër të dashurisë së vërtetë, sipas një studimi të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik.
Sipas Wong, këta burra gjejnë një mënyrë për të justifikuar atë që e kanë bërë dhe shtiren se vendimi i tyre është i drejtë./UBTNews/