Mes viteve 1995 dhe 2005, disa aktore hollivudiane mburreshin me famën ndërkombëtare të aktores Cameron Diaz. Por vitet fundit emri i saj nuk po përmendet më, duke i lënë njerëzit të habitur se çfarë ndodhi me të.
Aktorja nuk u shfaq në filma që nga viti 2014, dhe së fundi në një intervistë zbuloi se cila është arsyeja e largimit nga aktrimi.
Aktorja tha se në moshën 40-vjeçare e kuptoi se po i neglizhonte shumë aspekte të jetës së saj. Ndonëse e do aktrimin, ajo thotë se më shumë i pëlqeu jeta e thjeshtë, për këtë arsye vendosi të largohet nga aktrimi.
“Desha ta bëja jetën më të menaxhueshme”, deklaroi ajo, meqë asaj iu dukej vetja si “makinë”.
“U njoftova me bashkëshortin tim, krijuam familje, për të gjitha këto gjëra s’kisha kohë më herët. Në të vërtetë, jo që s’kisha kohë, por s’kisha hapësirë të merrja vendime të drejta në atë kohë”, deklaroi ajo.
Diaz u martua me kitaristin e “Good Charlotte”, Benji Madden, në vitin 2015. Në dhjetor të vitit 2019 u bënë prindër të një vajze./UBTNews