Këngëtarja e njohur, Britney Spears nuk ka plane të menjëhershme për të bërë një intervistë me moderatoren, Oprah Winfrey, përcjell UBT News.
Dihet se intervista me yllin do të shkaktonte një interes të madh.
Por një burim i afërt me Spears i tha CNN se këngëtarja nuk ka plane të menjëhershme për të bërë një intervistë me Winfrey, pavarësisht se së fundmi deklaroi në rrjetet sociale se do ta dëshironte.
“Britney nuk ka bërë një intervistë me Oprah dhe ajo nuk është ende në diskutime për ta bërë një të tillë”, tha burimi. “A do të ndodhë? Ndoshta, por jo tani”.
Sa i përket nëse këto të dyja mund të takohen këtë vit, burimi tha se një intervistë, nëse ndodh, ndoshta nuk do të zhvillohej deri në vitin 2022.
Fituesja e Grammy-t postoi në rrjetet sociale para ca ditësh se ka shumë për të thënë për konservatoritetin e saj 13-vjeçar tani që ka mbaruar. Kështu ajo la të kuptohet se do të shprehet edhe më shumë në një intervistë të mundshme, e ku këto raste Oprah Winfrey është gjithmonë e para.
“Jam mësuar të ruaj paqen për familjen dhe të mbaj gojën mbyllur … por jo këtë herë … nuk kam harruar”, kishte shkruar Spears./UBTNews/