UBT News

Psaki e Pelosi dënojnë vrasjen e gazetares së Al Jazeera-s: “Është fyerje për lirinë e medias kudo në botë”

NABLUS, WEST BANK - MAY 11: Press members carry female reporter of Al-Jazeera television channel Shirin Abu Akleh's dead body for autopsy at Al- Najah Hospital in Nablus, West Bank on May 11, 2022. Akleh lost her life as a result of fire opened by Israeli soldiers in the Jenin refugee camp. ( Nedal Eshtayah - Anadolu Agency )

Qindra palestinezë protestuan kundër vrasjes së gazetares së Al Jazeera-s, Abu Akleh, në Haifa dhe Nazaret në veri. Duke valëvitur flamujt palestinezë, ata mbanin slogane që dënonin vrasjen e gazetares dhe mbanin tabela që shkruanin: “Mesazhi i Shireen Abu Akleh nuk do të shuhet”.

Ndaj vrasjes së saj ka reaguar edhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila e ka përshkruar Abu Akleh si një “legjendë raportuese”.

Në një seri postimesh në Twitter, ajo tha: “Ne bëjmë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të plotë dhe përgjegjësi të plotë”.

“Vdekja e saj është një humbje tragjike dhe një fyerje për lirinë e medias kudo”.

Reagim pati edhe nga e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila e ka quajtur vrasjen e Abu Akleh një “tragjedi të tmerrshme”.

Në një deklaratë në Twitter, Pelosi tha se “një hetim i plotë dhe objektiv është i nevojshëm tani. Kongresi është i përkushtuar për mbrojtjen e lirive të shtypit në mbarë botën dhe mbrojtjen e çdo gazetari, veçanërisht të atyre në zonat e konfliktit”.

Ambasadori i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, ka thënë se vendi i tij “nuk do të pranojë” një hetim nga “autoriteti pushtues izraelit” dhe ka mbajtur ushtrinë izraelite përgjegjëse për vrasjen e Abu Akleh./UBTNews/

Exit mobile version