Një burim diplomatik ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve PA se Vadym Prystaiko nuk është më ambasador në Mbretërinë e Bashkuar pasi kritikoi publikisht Presidentin Zelensky.
Prystaiko ka kritikuar ‘sarkazmën’ e presidentit gjatë një grindjeje mbi kërkesat e tij për armë.
Por burimi nuk ishte në gjendje të thoshte nëse z. Prystaiko ishte shkarkuar nga Kievi, siç sugjeruan fillimisht raportet./UBTNews/