Brukseli dhe Londra do të rifillojnë këtë javë bisedimet mbi Protokollin e diskutueshëm të Irlandës së Veriut pas një pauze tetë mujore, ka konfirmuar Komisioni Evropian.
“Do të ketë bisedime të nivelit teknik, diskutime, shkëmbime tashmë këtë javë, detajet e të cilave, natyrisht, duhet të përpunohen”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Komisionit, Daniel Ferrie.
Bisedimet e fundit teknike midis dy palëve u mbajtën në mes të shkurtit dhe BE-ja dhe Britania e Madhe që atëherë kanë nisur veprime ligjore kundër njëra-tjetrës.
Bisedimet do të vijnë disa ditë pasi Maroš Šefčovich, negociatori i BE-së për Brexit, dhe homologu i tij i ri britanik, James Cleverly, zhvilluan bisedën e tyre të parë telefonike.
Të dy burrat e përshkruan bisedën e tyre si “të mirë” me Šefčovich duke shtuar se “të dy palët janë dakord të kërkojnë zgjidhje rreth Protokollit”./UBTNews/