Zjarrfikësit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave të tyre për kushtet e punës dhe mos kompensimin e shtesave të rrezikshmërisë. Zjarrfikësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre, dhe ‘kërcënuan’ qeverinë me protesta më radikale në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka tha se gjendja në të cilën punojnë zjarrfikësit është alarmante dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ai tha se presin nga qeveria që t’i ftojë në takim dhe janë të obliguar të bëjnë zgjidhje. Beka theksoi se as qeveria e tashme e as qeveritë tjera nuk kanë bërë asgjë për zjarrfikësit.
“Gjendja në shërbimin e zjarrfikësve për shpëtimin në Kosovë është alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve vite me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme edhe për ne nuk po mund të pajtohemi ndaj një situate të tillë. Andaj e ftojmë qeverinë që të analizojë gjendjen e krijuar në shërbimin e zjarrfikësve dhe të sigurojë mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar, sepse kështu në këtë formë nuk i konvenon askujt, as neve, as qytetarëve, as institucioneve të shtetit, kjo është e pakuptimtë, u kemi dhënë hapësirë dhe kohë. Ju kemi drejtuar prej vitit 2021 me këtë qeveri dhe qeveritë tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje që asnjë hap para mos të shkon nga kjo revoltë e cila me të vërtet e arsyeshme dhe presim që sot të na ftojnë një takim. 04:11 Protestat do të vazhdojnë nuk do të ndalen deri sa të kalohet kjo gjendje e krijuar, ne nuk jemi fajtorë, qeveria është e obliguar ata janë të obliguar të bëjnë zgjidhje”, tha Beka.
Po ashtu kryetari i Sindikatës, Beka tha se zjarrfikësit nuk pajtohen me vendimin e qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria, sipas tij edhe numri i zjarrfikësve dhe buxheti për vitin 2024 duhet të shtohet.
“Dhe sot kërkojmë që edhe një herë urgjentisht kjo gjendje duhet trajtuar sepse zjarrfikësit kështu nuk do të tolerojnë dhe këtë pakënaqësi e cila është krijua duhet të marrë epilog dhe statusin të kuptojmë se kush menaxhon me neve, mandej fillojmë me investime kapitale dhe shtimin e zjarrfikësve që janë jashtë çdo kriteri.02:55 Zjarrfikësit nuk pajtohen me vendimin që ka marrë Qeveria Kosovës për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria, d.m.th. nga shtesa pagë për rrezikshmërinë punë, gjithashtu kemi kërkuar që në bazë të ligjit për zjarrfikësit shpëtim të shtohet numri i zjarrfikësve të rijnë, sipas kriterit në 1500 banorë një zjarrfikës dhe gjithashtu kemi kërkuar buxhet shtesë për 2024 dhe mos të kemi probleme të njëjta, sepse ende nuk janë kompensuar për 2022, 2023 disa komuna duke ia hedhur fajin, qeveria komunave e komuna qeverisë. Kjo pakënaqësi kjo situatë, kjo revoltë me të vërtete tregon mjaftë dhe ftojmë qeverinë që të dëgjojë zërin e zjarrfikësve të zgjohet nga gjumi sepse kështu nuk është në rregull, zjarrfikësit nuk e meritojnë edhe asgjë më shumë nuk po kërkojmë zbatim të ligjit, drejtësi dhe trajtim të dinjitetshëm siç trajtohet në vendet ne zhvillim”, shtoi Beka.
Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës ka marshuar nga parkingu i Pallatit të Rinisë deri tek Qeveria e Kosovës.