Para Ministrisë së Shëndetësisë kanë protestuar numër i madh i infermierëve, duke kërkuar vazhdimin e kontratave.
Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së.
Ditë më para ata kanë protestuar edhe para Klinikës Infektive të QKUK-së.
Përderisa MSh-ja përmes një komunikate kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.
MSh-ja më tej ka thënë se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.