Gjatë ditës së sotme, qindra qytetarë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kërkuan që t’iu mundësohet tërheqja e 10-30 % të Trust-it.
Qytetarët kërkuan edhe nga partia opozitare të votohet pro tërheqjes 10 deri në 30 përqind të trustit, duke thënë se 90% e qytetarëve janë të interesuar të tërheqin kursimet e tyre pensionale.
Kryetari i sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se deputetët nëse janë të popullit, duhet ta votojnë Trustin.
Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe deputetët nga radhët e AAK-së dhe PDK-së. /UBTNews/