UBT News

Protestat në Kanada: Policia bën arrestimin e parë

Policia kanadeze ka bërë arrestimin e parë teksa protestuesit kanë vazhduar të bllokojnë urën kryesore për në SHBA.

Demonstruesit që kundërshtojnë kufizimet e qeverisë për pandeminë kanë pushtuar Urën e Ambasadorit për të pestën ditë radhazi, duke rrënuar tregtinë ndërkombëtare dhe duke bërë që presidenti Joe Biden të bëjë thirrje për t’i dhënë fund rrethimit. Por ende nuk kishte asnjë shenjë se kur do të rifillonte trafiku.

Të shtunën vonë, Policia e Windsor arrestoi një 27-vjeçar për një vepër penale në lidhje me demonstratën.

Ura e Ambasadorit është pika më e ngarkuar e kufirit tokësor të Amerikës së Veriut. Që nga e hëna, protestuesit me kamionë, makina dhe furgona kanë bllokuar trafikun në të dy drejtimet, duke ndalur zinxhirin e furnizimit për prodhuesit e makinave të Detroitit.

Protestat e nisura në kryeqytetin Otava nga kamionistët kanadezë që kundërshtonin një mandat vaksinimi ose karantine për shoferët ndërkufitarë, është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër kufizimeve të COVID-19, me njerëz që bashkohen me automjete më të vogla, duke përfshirë makina, furgona dhe kamionçina./UBTNews/

Exit mobile version