UBT News

Protestat kundër masave antiCOVID-19 në disa vende ende po vazhdojnë

Rreth 5 mijë qytetarë të cilët po kundërshtojnë masat epidemiologjike dolën të dielën në rrugë në Vjenë, duke vazhduar demonstratat që po zhvillohen çdo të diel.

Pas tubimit në Heldenplatz, të mbledhurit organizuan një aktivitet nëpër Unazën, në rrugën qendrore të Vjenës.

Kundërshtarët e masave kundër koronës donin, siç theksuan, të tregonin pasojat e masave përmes aktivitetit të tyre.

Shumë prej tyre refuzuan të mbanin maska, edhe pse kjo është e detyrueshme sipas rregullave aktuale.

Tashmë janë paralajmëruar tubime të reja proteste përmes mediave sociale. Protestën e parë protestuaesit pretendojnë ta mbajnë më 31 dhjetor, kurse të dytën, më 8 janar.

Exit mobile version