Disa qytetarë nga Drenasi sot kanë protestuar para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit, në Cikatovë.
Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori tha se është alarmi i fundit për Qeverinë përkatësisht për Ministrinë e Ambientit që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas.
Protestuesit në këtë protestë prezantuan edhe disa mbetje të metaleve që shkaktohen nga fabrika Feronikel.
Protestuesit në pankartat që i vendosen para Ministrisë , në disa prej tyre thuhej se “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur nuk ka pandemi” dhe “Drenasi është numër një me mjedis të kontaminuar”.
Pas kësaj protestuesit u shpërndanë të qetë.