UBT News

Protesta në Tajlandë, kërkohet që kryeministri të japë dorëheqje

Policia në Tajlandë ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që marshonin drejt Qeverisë duke kërkuar që kryeministri i tyre të jepte dorëheqjen për keqmenaxhimin e tij të krizës COVID-19.

Qindra demonstrues u mblodhën të dielën pavarësisht se Qeveria kishte lëshuar një masë të rreptë që ndalonte mbledhjen e më shumë se pesë personave në Bangkok, kjo për ta parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Protesta u drejtua nga Rinia e Lirë, një grup protestues i përbërë nga studentë, të cilët pas vete kishin mijëra persona të tjere në protestat anti-qeveritare që filluan nga korriku i vitit të kaluar.

Protestat u pauzuan për një kohë pasi disa nga organizatorët ishin në paraburgim, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Tajlanda vazhdon të ketë një rritje të rasteve me COVID-19. Autoritetet shëndetësore thanë se dje u shënuan 11,397 raste të reja se dhe 101 persona vdiqën. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 374,523 raste si dhe të vdekur janë 3,2047 persona.

Exit mobile version