UBT News

Protesta në samitin e OKB-së për klimën

Pas ditësh pa pothuajse asnjë protestë, sot u zhvilluan disa protesta të vogla në konferencën e OKB-së për klimën me kërkesën që bota e zhvilluar të luftojë ngrohjen globale në mënyrë më të drejtë dhe efektive.

Protestuesit u bënë thirrje vendeve të pasura që të kompensojnë vendet në zhvillim për ndryshimet klimatike, kërkuan që një projekt tubacioni në Kongo të anulohet dhe u ankuan për mungesën e vullnetit politik për të reduktuar ndjeshëm emetimet e gazit serrë, që konsiderohet shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbërriti në Egjipt të premten për t’u takuar me presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi dhe më pas për t’iu drejtuar delegatëve të kombeve të tjera./UBTNews/

Exit mobile version