Në Librarinë Dukagjini është mbajtur promovimi i romanit “Pasqyra e Fundit” të autores Blerta Aliu Ahmeti, në praninë e dashamirësve të librit, artistëve, mediave dhe përfaqësuesve institucionalë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës.
Romani trajton tema që lidhen me identitetin, kujtesën dhe dimensionin emocional e historik, përmes një narrative bashkëkohore dhe reflektuese.
Gjatë promovimit u diskutua për vlerat letrare dhe artistike të veprës, ndërsa ngjarja u vlerësua si një aktivitet i rëndësishëm kulturor.
