UBT News

Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Nomada” dhe “Crystal Eagle”

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë 17 persona për veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, falsifikim i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kontrabandim me migrantë.

Ndërkaq, rasti i dytë është “Crystal Eagle”, ku janë përfshirë 10 persona për veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, falsifikim i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe veprën penale kontrabandimi me migrantë.

Exit mobile version