UBT News

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G.,ku me dashje dhe vetëdije kanë vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë.

I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. është ngritur aktakuzë në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.

Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë./S.K/EO/

Exit mobile version