Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka votuar me gjashtë vota në leximin e dytë Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Kryetarja e këtij Komisioni, Fitore Pacolli-Dalipi tha se ky Projektligj është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit, pasi sipas saj, përcaktohen rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik. Sipas saj, me këtë ligj gjitha diskutimet do të mbahen në institucionet publike.
“Ky ligj është tejet i rëndësishme, është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit sepse përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik nëse bëjnë projekte të cilat kanë ndikime në mjedis, pra këtu vlerësohen dhe lejohet apo nuk lejohet ndërtimi. Ky ligj është votuar dhe përkrahë nga gjitha komisionet funksionale, tani përcillet në seancë dhe është votuar me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”, tha ajo.