UBT News

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Exit mobile version