Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.
Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.
Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.
Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
