UBT News

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, me publikim në revistën ndërkombëtare IJBM

Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri – Kubati, profesoreshë në UBT, ka botuar punimin e saj të fundit në revistën shkencore ndërkombëtare International Journal of Biomedicine (IJBM), e indeksuar në Scopus, një prej databazave më prestigjioze shkencore në botë.

Artikulli i titulluar: “Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans”, është rezultat i një bashkëpunimi ndër-rajonal mes UBT-së, Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Rijekës dhe Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup.

Ky studim origjinal përfshiu një hulumtim të gjerë me mbi 450 ortodontë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke analizuar praktikat dhe protokollet e mbajtjes pas trajtimit ortodontik. Rezultatet zbuluan dallime të rëndësishme mes vendeve sa i përket përdorimit të pajisjeve, ndjekjes së pacientëve dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e metodave të mbajtjes.

Studimi thekson se:

  • Ortodontët në Kosovë i kushtojnë më shumë rëndësi moshës së pacientëve dhe rritjes biologjike,
  • Në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut përzgjedhja bazohet kryesisht në llojin e malokluzionit,
  • Praktikat e kujdesit dhe dhënies së udhëzimeve të shkruara për pacientët ndryshojnë dukshëm mes vendeve.

Ky publikim jo vetëm që pasuron literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e ortodonciës, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit akademik rajonal dhe potencialin që ka UBT për të kontribuar në shkencë dhe inovacion.

Për më shumë, punimi është publikuar më 5 shtator 2025 dhe mund të lexohet në linkun zyrtar: Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans – IJBM

Exit mobile version