UBT News

Profesioni më i kërkuar tani edhe në UBT: 93% e industrisë botërore konfirmon epokën e Fintech-ut

UBT ka sjellë zyrtarisht në Kosovë programin e ri të akredituar Fintech dhe Analitika e Biznesit, duke iu përgjigjur kështu drejtpërdrejt transformimit të plotë digjital që po kalojnë bankat, institucionet financiare dhe kompanitë teknologjike në mbarë botën.

Ky program unik bashkëvepron në një linjë me financat tradicionale me teknologjinë e avancuar, inteligjencën artificiale, analizën e të dhënave dhe sistemet moderne bankare, me synimin e qartë për të përgatitur profesionistët e rinj për tregun global të punës.

Përmes një kurrikule të pasur, studentët do të zhvillojnë kompetenca elitare në fusha kyçe si Digital Banking, Financial Technologies, Business e Data Analytics, Artificial Intelligence në financa, Blockchain, pagesa digjitale si dhe në menaxhimin e riskut financiar.

Kërkesa e jashtëzakonshme për ekspertë të Fintech-it nuk është thjesht një trend kalimtar, por një realitet i konfirmuar nga raportet më prestigjioze të industrisë globale, të cilat i renditin këta profesionistë në krye të listave për nga kërkesa dhe niveli i lartë i pagave në tregun ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të fundit, plot 93% e kompanive Fintech të analizuara raportojnë se konceptet si bankimi i hapur (open banking) dhe financat e hapura (open finance) janë temat më relevante që po formësojnë dhe prekin të ardhmen e këtij sektori.

Ky revolucion ka krijuar një hapësirë të re mundësish për inovacion dhe zgjerim të tregut, ku madje 67% e këtyre kompanive deklarojnë se kanë përfituar direkt nga zbatimi i këtyre kornizave moderne, me një interes jashtëzakonisht të lartë të shprehur në rajonet në zhvillim si MENA, LAC dhe SSA.

Duke u bazuar në këto dinamika globale, UBT synon që përmes këtij programi të ndërtojë gjeneratën e re të liderëve të transformimit digjital në sektorin financiar. Ky mision jetësohet përmes ekosistemit unik që ofron UBT, duke përfshirë laboratorët e teknologjisë së fundit, partneritetet e fuqishme ndërkombëtare dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm e strategjik me industrinë, duke u garantuar studentëve një pasaportë të sigurt drejt një karriere të suksesshme dhe elite. /E.A/

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni link-un për aplikim.

 

Exit mobile version