Kreu i gjigantit rus të energjisë, Gazprom, tha të enjten se Moska do të luajë sipas rregullave të veta pasi të shkurtojë furnizimet e përditshme të gazit në Gjermani.
“Produkti ynë, rregullat tona. Ne nuk luajmë sipas rregullave që nuk i krijuam“, tha Alexei Miller, gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Ai tha gjithashtu se nuk sheh zgjidhje për çështjen e pajisjeve në stacionin e kompresorit Portovaya, pjesë e gazsjellësit Nord Stream 1 që transporton gazin rus në Gjermani.
Miller tha se sanksionet po e pengonin kompaninë, e cila thotë se kapaciteti është i kufizuar në Nord Stream 1 që të nxjerrë pajisjet kryesore nga Kanadaja.
Gjigandi rus i gazit ka shumë pajisje për gazsjellësin që do t’i nënshtrohet mirëmbajtjes së madhe, shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom, tha gjithashtu se Rusia do të thotë stabilitet energjetik për miqtë e Rusisë. /UBTNews/